Shëron freskon Zemrat e juaja - GRUPI PAJTUES - www.GrupiPajtues.com

Prezentimi

0shqiponja0shtrengim_20duarsh0shqiponja0GRUPI I MËRGATËS PËR PAJTIM GJITHËKOMBËTAR

Ne një grup   Mërgimtarë, duke qenë larg vendlindjes, larg atdheut, larg çdo gjëje të dashur e të shtenjtë , e ndjen dhe vlerëson më shumë dashurinë ndaj atdheut, por dhe brengoset e ndjen dhembje dhe më të madhe kur dëgjon lajme tronditëse dhe të hidhura te ngatërresave, kacafytjeve dhe atyre dhe më tragjiket të vëllavrasjeve! Andaj duke ndjerë dhembshuri për këto lëndime të popullit shqiptar ky grup të vullnetit të mir e pa të udhës që të formohetë  GRUPI  PAJTUËS i cili do të vazhdonte rrugës së ndritur të plakut të urtë Anton Çeta!

Ky grup mërgimtarësh, ka shprehur dëshirë të madhe dhe ka një vullnet të madh pune të domosdoshme për popullin shqiptar në pajtimin e ngatërresave, konflikteve, gjakmarrjeve që shkaktojnë vetëm vëllavrasje! Mjaftë na kanë malltretuar, na kanë pranguar, burgosur e vrarë të tjerët! Mjaftë kemi vuajtur e kemi ujitur këtë tokë shqiptare me gjak e lot! Ka ardhur koha që Grupi pajtues , me vullnet të mirë, me dëshirë që njëherë e përgjithmonë të çrrënjosen këto konflikte e gjakmarrje, të ftojnë në bashkpunim gjithë Kombin Shqiptar  të mos lejojmë që të  fundosin në hakmarrjet e vëllavrasjet!
Iniciativën e këtij grupi intelektualësh e përkrahën dhe pranuan shumë njerëz shqiptar të vullnetit të mirë për çështjen kombëtare nga shumë vende të Evropës dhe SHBA ku tani numëron dhe një numër të konsideruar, të gjinisë femrore të cilat kanë një dëshirë dhe vullnet të madh për të dhënë kontributin e tyre të vlefshëm dhe të rëndësishëm në këtë mision të shenjtë para Zotit dhe popullit!
Grupi  pajtim  i ka dhënë vetes një mision të domosdoshëm dhe shumë të nevojshëm në çrrënjosjen dhe zhdukjen përfundimtare të hasmërisë dhe hakmarrjes vëllazërore dhe të shkoj drejtë qëllimit final pra të SHTRIRJES SË DORËS SË PAJTIMIT mes njeri tjetrit!Prandaj të nderuar e të dashur vëllezër, motra, i dashur i urti populli i jon shqiptar, ne GRUPI PAJTUES  ka nevojë për përkrahjen tuaj,sepse pajtimi i familjeve shqiptare vetëm se ndërpret dhe qon drejtë çrrënjosjes së traditave të vjetra  vlla vrasjen por vetëm më të mira mund të mundet të keqen! Prandaj ta mundim se bashku të keqen! Ta shtrijm dorën e pajtimit drjtë njëri tetri! Ta Rrespektojmë dhe nderojmë gjakun e të gjithë atyre që ndër shekuj kanë larë e ujitur me gjak këtë tokë Arbërore që të kemi Lirinë, të kemi Pavarësinë, të jemi të bashkuar e të mos derdhim gjak tjetër vëllazëror mbi gjakun e heronjëve dhe të bashkuar e unjisuar të rrugëtojmë më të fuqishëm se kurrë drejtë dyerëve të familjes Evropiane!

Të Nderuar vëllezër dhe motra, ju mundeni të na kontaktoni në këtë

Nr. tel: Viber“ 0043 676 730 8070

Të gjitha të dhënat personale do të mbesin anonim apo të njohur vetëm për kryesinë
ZOTI E BEKOFTË POPULLIN SHQIPTAR

Kryesia më seli në Austri, zotëri Esat Prekaj.

 

 

© 2014 Të gjitha të drejtat e rrezervuara i mban Grupi Pajtues - Design by KosovaPLUS.com Frontier Theme